Një i arrestuar nga bastisja e shtëpisë në Obiliq, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Kronikë e zezë

Një i arrestuar nga bastisja e shtëpisë në Obiliq, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Bastiset një shtëpi në Obiliq, arrestohet një person, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Është bastisur një shtëpi në Obiliq, ku është arrestuar një person dhe janë sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, po punon për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar: M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje.

– tri thika, 52g substance narkotilke lloji nuk dihet dhe 19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarkohet me veprat: Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat