‘Ka tentuar të vetëvritet 4-5 herë’/ Burri nga Istogu thotë se dy veta po ia shantazhojnë gruan me foto intime

Kronikë e zezë

‘Ka tentuar të vetëvritet 4-5 herë’/ Burri nga Istogu thotë se dy veta po ia shantazhojnë gruan me foto intime

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:04
Ilustrim

Një person në komunën e Istogut ka raportuar se bashkëshortja e tij katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundi.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se dy persona janë duke e shantazhuar viktimën me publikimin e disa fotove intime.

“Istog 22.01.2022 – 21:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit.

Dyshohet se dy të dyshuar kosovarë, janë duke e shantazhar në vazhdimësi me publikimin e disa foto intime të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat