Shkodër, ishte në kërkim për kultivim kanabisi, kapet 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Shkodër, ishte në kërkim për kultivim kanabisi, kapet 28-vjeçari

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:16
Ilustrim

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘Gimaj“, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ku është arrestuar një 28-vjeçar.

Në kuadër të këtij operacion ka shkon në 3  numri i të ndaluarve të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të bimëve narkotike.

Shkodër, operacion për kultivimin e kanabisit, prangosen 2 persona

“Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e Posaçme "Shqiponja", u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Rr. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, gjatë hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Gimaj”. Gjatë operacionit “Gimaj”, i finalizuar më datë 15.10.2021, janë ndaluar shtetasit K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.” – bën me dije policia.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat