​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:38
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personat me inicialet A. D. (24) dhe B. H. (18) nën dyshimet për përfshirje në një grabitje në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022, rreth orës 12:30.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia po vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve.

Edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat