​Identifikohen tri raste të falsifikimit të certifikatave antiCOVID-19

Kronikë e zezë

​Identifikohen tri raste të falsifikimit të certifikatave antiCOVID-19

Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës në Han të Elezit, sot gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, kanë gjetur te tre persona certifikata të vaksinimit kundërCOVID-19, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastet është kontaktuar Prokurori i Shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore.

Qeveria e Kosovës më 21 janar ka miratuar masa të reja të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në kuadër të masave të reja, çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi. Përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat