Arrestohen dy të mitura pasi shpërndajnë video në rrjetet sociale duke ther me thikë një vajzë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitura pasi shpërndajnë video në rrjetet sociale duke ther me thikë një vajzë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy vajza të mitura në Prizren pasi që kanë kanosur me thikë  një vajzë tjetër të mitur, ku kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prizren 18.01.2022 – 12:45. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur.

Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat