Kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj

Më: 26 janar 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një burrë i cili ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 25.01.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat