Arrestohet një i dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:51
Arrma

Policia e Kosovës ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet B. H. (25), shtetas i Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën vrasje në tentativë.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Policia ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë – një revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.

Rasti procedohet më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat