I kërcënoi prindërit me vrasje, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronikë e zezë

I kërcënoi prindërit me vrasje, arrestohet i dyshuari në Prizren

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti kishte kërcënuar prindërit e tij me vrasje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit.

“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat  kosovar kanë raportuar se djali i tyre  kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat