Hajnat vjedhin para e stoli ri nga një shtëpi në Gjakovë

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin para e stoli ri nga një shtëpi në Gjakovë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë është kryer mbrëmë në Gjakovë.

Siç bën me dije policia përmes raportit, persona të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë para e stoli ari.

Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kishin hyrë në shtëpinë e tij. Të dyshuarit kishin vjedhur  para dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat