Tre persona rrahin një tjetër dhe kërcënojnë me armë

Kronikë e zezë

Tre persona rrahin një tjetër dhe kërcënojnë me armë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka thënë se është raportuar për një rast ku tre të dyshuar kanë rrahur e keqtrajtuar një tjetër për shkak të një borxhi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shtrubollov, të mërkurën mbrëma.

“Fsh. Shtrubullov, Gllogoc 26.01.2022 – 21:00. Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat