Nxënësi ther me thikë një person në Dragash

Kronikë e zezë

Nxënësi ther me thikë një person në Dragash

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e mesditës së shkollën e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person është therur me thikë nga një fëmijë.

Kjo është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirret rastet” tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat