Arrestohen dy persona, rrëmbyen një 33-vjeçar nga Drenasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, rrëmbyen një 33-vjeçar nga Drenasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:05
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar sot pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer një 33-vjeçar nga Drenasi duke e dërguar në një lokacion në Lipjan, me me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kërcënimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar dy të arrestuarit janë -E. S, 24 vjeç  dhe Gj. S 55 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më datë 26.01.2022, rreth orës 22:45, në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, me ç ‘rast dyshohej se një person është rrëmbyer nga disa të dyshuar.

Viktima, mashkull, 33 vjeç, pasi ishte rrëmbyer nga të dyshuarit ishte dërguar në një lokacion në komunën e Lipjanit, me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.

“Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet janë ngritur për veprat “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim trupor”, si dhe “Kanosje’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat