Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë, flasin nga policia

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë, flasin nga policia

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:00
Ilustrim

Është raportuar se në Graçanicë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri gjatë ditës së enjte.

Policia ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar kanë shtënë me armë në drejtim të një veturë.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në njoftim.

Nga të shtënat me armë zjarri dëme materiale i janë shkaktuar veturës dhe nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat