​Inicohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

Kronikë e zezë

​Inicohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka gjetur një armë zjarri në një shtëpi në Han të Elezit, pasi kishte pranuar informacion inteligjent se një 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në lidhje me këtë Policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH. është inicuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ për procedurë të rregullt hetimore.

Ndërsa arma i është konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat