Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Kronikë e zezë

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

“Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat