Arrestohet një person në Prizren, postoi video duke shtënë me armë në një aheng

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren, postoi video duke shtënë me armë në një aheng

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një person me inicialet E.H është arrestuar dje në Prizren

Policia ka arritur ta identifikojë pasi që ka pranuar informatë me foto dhe videoxhirime, të cilat i dyshuari i ka postuar në rrjetin social TikTok, duke shtënë me armë në një aheng.

“Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke i rrezikuar edhe te tjerët qe kanë qenë në ketë aheng familjar. Hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë armën si: Pistoletë (me gaz), Carl Ëalther Arnsberg, Nr serik: B17426860G” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat