Djali me të cilin fliste ia shpërndan fotot te familjarët, vajza nga Fushë Kosova tenton të vetëvritet

Kronikë e zezë

Djali me të cilin fliste ia shpërndan fotot te familjarët, vajza nga Fushë Kosova tenton të vetëvritet

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një vajzë në Fushë – Kosovë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj pasditen e 13 janarit.

Këtë akt, ajo kishte provuar që ta kryente për shkak se djali me të cilin fliste ia keqpërdori besimin.

Ajo ka raportuar dje në Polici si personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.

Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.

Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet. Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat