Rrahje mes katër personave në një lokal në Prizren, përfshihet edhe një femër

Kronikë e zezë

Rrahje mes katër personave në një lokal në Prizren, përfshihet edhe një femër

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një rrahje mes katër personave mesin e tyre edhe një femër, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në një lokal në Prizren.

Deri te rrahja kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje mes një klienti dhe pronarit të lokalit.

“Është raportuar se në një lokal, pas një mosmarrëveshje në mes një klienti dhe pronarit  janë rrahur mes veti katër të dyshuar , tre meshkuj dhe një femër kosovar/e dhe si  pasoj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas  tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat