Tentim grabitje në Prishtinë, pronari i institucionit mikrofinanciar përleshet me grabitësin

Kronikë e zezë

Tentim grabitje në Prishtinë, pronari i institucionit mikrofinanciar përleshet me grabitësin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një person armatosur mbrëmjen e sotme ka tentuar të kryejë një grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, por ai ka dështuar pasi ka hasur në rezistencë fizkike të pronarit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se “rreth orës 17:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën  ‘Ali Vitia’ në Prishtinë .

“Policia ka dalë në vendin dhe nga hetimi preliminar është konstatuar se nuk  është arritur  të kryhet grabitja,  ndërkaq i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses Ahmeti, lëndime (gërvishje) nga kontakti fizik me të dyshuarin ka pësuar ankuesi.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat