Grindet çifti në Lipjan, gruaja lëndohet nga goditja e derës

Kronikë e zezë

Grindet çifti në Lipjan, gruaja lëndohet nga goditja e derës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një çift nga Lipjani janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që u fjalosën mes veten.

Më pas, gruaja e ka goditur derën dhe është lënduar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua), pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat