Shpërthen mina, plagosen dy persona në kufi me Malin e Zi

Kronikë e zezë

Shpërthen mina, plagosen dy persona në kufi me Malin e Zi

Më: 8 korrik 2012 Në ora: 17:15

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një mine teksa po udhëtonin me nje automjet. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Qafa Vranicës, 20 metra afër kufirit në territorin e Republikës së Malit të Zi. Në automjet ndodheshin pesë persona, 2 prej të cilëve janë lënduar nga shpërthimi i minës. Shtetasi malazez me kombësi shqiptare Zmajl Prelvuka 37 vjeç është dëmtuar lehtë dhe Arben Muja 25 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ndërsa 37 vjeçari Zmajl Prelvuka po mjekohet në spitalin e Bajram Currit në Tropojë. Nga ana e policisë Kufitare të Qarkut Kukës po kryhen veprimet proceduriale për aq sa i takon policisë së shtetit shqiptar, pasi ngjarja ka ndodhur në territorin e Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat