Dërgohet në strehimore gruaja me tre fëmijët në Vushtrri, bashkëshorti ushtronte dhunë psikike

Kronikë e zezë

Dërgohet në strehimore gruaja me tre fëmijët në Vushtrri, bashkëshorti ushtronte dhunë psikike

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij me tre fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Vushtrri 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas raportit, viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat