Policia e Kosovës konfiskon armë e municion në Viti

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës konfiskon armë e municion në Viti

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:34
Policia e Kosovës konfiskon armë e municion në Viti

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion pa leje në dy lokacione në komunën e Vitisë.

Policia njofton se rreth orës 20:55 derisa ishte në pikë kontrolli në Viti ka ndaluar automjetin Mercedes me targa vendore.

Në veturë përveç vozitësit ishin edhe dy pasagjerë për të cilët policia ka pasur informata se posedojnë dhe mundë të bartin armë pa leje.

“Pas marrjes se këtyre informatave me urdhër të Prokurorit të shtetit është bërë kontrolli fillimisht në shtëpinë e vozitësit i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike (përsëritëse) cal.7.62 mm. Po ashtu me urdhër te Prokurorit të shtetit është bërë kontrolla edhe në shtëpinë e personit tjetër që ka qenë në veturë i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë ajrore “browing “ pa numër serik dhe një revole me gaz model “Ekol Jackal Dual Compakt “”, njofton policia.

Policia thotë se të dyshuarit janë sjellë në Stacionin policor në Viti ku janë intervistuar dhe me urdhër te Prokurorit te shtetit rastet veç e veç procedohet ne procedure te rregullte me kallxim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat