Të shtëna me armë në Malishevë, i dyshuari emër i njohur për policinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Malishevë, i dyshuari emër i njohur për policinë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë në një lokal në fshatin Terpezë të Malishevës, pasi një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit dhe janë duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM /Fsh. Terpezë, Malishevë, 27.02.2022 – 00:58. Është raportuar se në një lokal ka pasur  të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja  dhe një predhë. I dyshuari i cili dyshohet se ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij dhe i njëjti është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat