Pushkë pa leje në banesë, arrestohet dibrani

Kronikë e zezë

Pushkë pa leje në banesë, arrestohet dibrani

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:28
Pamje nga aksioni

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Dibër. Në pranga ka rënë një 57-vjeçar, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet  e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë,  shërbimet e Komisaritit të Policisë Dibër,  organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. K., banues në fshatin Muhurr, Dibër" njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.

Në përfundim të  veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 57 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat