Arrestohet i dyshuari që pa autorizim fotografoi dhe incizoi një grua në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që pa autorizim fotografoi dhe incizoi një grua në Prishtinë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmim, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”, ndaj një gruaje.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat