Tre të arrestuar dhe një në arrati për dhunime e sulme seksuale

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar dhe një në arrati për dhunime e sulme seksuale

Më: 1 prill 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Tre meshkuj janë arrestuar, ndërsa një tjetër është në arrati, si të dyshuar për pjesëmarrje në të paktën dy raste dhunimit, dhe dy sulmeve seksuale, derisa viktimat janë femra.

Bëhet fjalë për raste të ndara, por që janë mbledhur në raportin 24 orësh të policisë.

Njëri rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në Viti, një javë më parë, por që arrestimi i të dyshuarit u bë të enjten. Derisa për një vepër të ngjashme, që ndodhi në Prishtinë dy ditë më parë, policia nuk arriti ta kap edhe personin e dyshuar, që sipas viktimës është ish-i dashuri i saj, i cili krahas dhunimit e ka sulmuar edhe fizikisht.

E dy rastet e sulmeve seksuale kanë ndodhur në Gjakovë e Kaçanik. Në këtë rastin e fundit, ku viktima është e moshës së mitur, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat