Gjilan, policia shqipton 5677 gjoba

Kronikë e zezë

Gjilan, policia shqipton 5677 gjoba

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ka shqiptuar 5677 gjoba.

Përmes një komunikate për media, gjatë periudhës kohore 01.03-31.03.2022, gjatë aktiviteteve në zonën e përgjegjësisë, që mbulon shtatë (7) komuna ndaj kundërvajtësve në komunikacionin rrugor janë shqiptuar në total 5677 gjoba.

“Këto gjoba kanë të bëjnë me kundërvajtjet: Pa brez të sigurisë janë shqiptuar 711 gjoba, për tejkalim në vijë të plotë 51 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 145 gjoba, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 82 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit 123 gjoba, përdorimi i telefonave mobil 323 gjoba, xhamat e errët 125 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe kundërvajtje tjera”, thuhet tutje.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan fton qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm, derisa ngasin mjetet e tyre të transportit.

“Gjithashtu inkurajojmë mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat