Arrestohet për dhunë në familje, policia ia konfiskon edhe disa armë

Kronikë e zezë

Arrestohet për dhunë në familje, policia ia konfiskon edhe disa armë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 11:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në një person për veprat penale “ Dhunë në familje” dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë-Pejë, ku Policia fillimisht ka pranuar informatë për një rast dhunë në familje.

Policia thotë se menjëherë ka shkuar në vendngjarje, dhe njësiti përkatës ka marrë veprimet e duhura për këtë rast.

“Pas intervistimit të viktimës Policia ka siguruar informacion se i dyshuari posedon armë në shtëpinë e tij. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 pushkë gjysmë automatike cal 7.62x39mm, 1 armë automatike cal 7.62x25mm, 212 fishekë cal 7.62x25mm dhe 152 fishekë cal 7.62x39mm. Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat