Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në Prishtinë: Një person u therr me thikë

Kronikë e zezë

Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në Prishtinë: Një person u therr me thikë

Nga: H.O. Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:12
Pamje nga vendi i ngjarjes/Bota sot

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, saktësisht në rrugën Zenel Salihu.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshje mes dy personave, njëri ka sulmuar tjetërin me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetet nën hetime.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Zenel Salihu, Prishtinë, 05.04.2022-21:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me te dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat