Kapet drogë në Malishevë

Kronikë e zezë

Kapet drogë në Malishevë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Mbi 2 kg drogë të llojit marihuanë ka gjetur dhe konfiskuar policia dje në Malishevë, pasi ka kontrolluar në veturën ku ndodheshin tre meshkuj.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Imer Krasniqi, Malishevë 09.04.2022-19:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat