Arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik, e bëri gruan për spital

Kronikë e zezë

Arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik, e bëri gruan për spital

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Është arrestuar një 24 vjeçar në fshatin Begracë të Kaçanikut pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, 23 vjeçare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat