Kreu disa vjedhje nga veturat, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Kreu disa vjedhje nga veturat, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren. Sipas policisë i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza të cilat i dyshuari dyshohet ti ketë përdorur në rastet e vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është  dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat