Vazhdon dhuna ndaj grave, vetëm dje 5 raste

Kronikë e zezë

Vazhdon dhuna ndaj grave, vetëm dje 5 raste

Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Dje rreth orës 10:00 në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaja gruas dhe vajzave të tij, si pasojë e lëndimeve, viktimat kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Polica e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në orët e vona e 24 prillit në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe vajzës . Siç raporton policia të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 1.46 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

E një rast i dhunës familjare është raportuar edhe në Prizren, është arrestuar një person mbrëmë rreth orës 22:30 pasi i njëjti ka tentuar ta fus në makinë me dhunë vajzën e tij femër kosovare si dhe e ka kërcënuar me fjalë. Viktima nuk kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, dje në Pejë rreth orës 15: 30 policia njofton se është arrestuar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Malishevë mbrëmë rreth orës 20:45 është arrestuar një i dyshuari pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Polica njofton viktima ka marrë trajtim mjekësor pasi kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat