​Me drogë në veturë, arrestohen në Morinë tre persona nga Mitrovica

Kronikë e zezë

​Me drogë në veturë, arrestohen në Morinë tre persona nga Mitrovica

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të veturës tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A. policia gjeti kanabis.

“Blutë” sekuestruan drogën, automjetin dhe katër aparate celulare.

Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat