Pesë persona rrahin dy të tjerë në Istog, Policia arreston vetëm katër

Kronikë e zezë

Pesë persona rrahin dy të tjerë në Istog, Policia arreston vetëm katër

Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:30
Ilustrim

Pesë persona në Istog dje kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Siç njofton Policia katër nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse i pesti ndodhet në arrati.

Ndërkohë, që viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë.

“08.05.2022-02:00-04:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që janë sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje . Një prej tyre gjenden në arrati”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat