Shkaku i tragjedisë në Kaçanik dyshohet se është borxhi që dorasi ua kishte viktimave

Kronikë e zezë

Shkaku i tragjedisë në Kaçanik dyshohet se është borxhi që dorasi ua kishte viktimave

Më: 11 maj 2022 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Pasditën e të martës, në Kaçanik, vëllezërit Hasan dhe Kastriot Berisha u sulmuan me armë.

Plumbave nuk u shpëtoi Hasani, ndërsa vëllai i tij, Kastrioti, me lëndime të rënda, është dërguar në QKUK.

Krimi i ndodhur në vendin “Fushë Pajtimi”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, ka tronditur banorët, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerave.

Për rastin dha pak detaje policia.

“Nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar dy persona dhe për pasojë në vendngjarje ka ndërruar jetë personi me iniciale H.B i moshës 30 vjeçare, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kujdestarë, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar personi i dytë me iniciale K.B i moshës 32 vjeçare”, ka deklaruar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

Sipas mjekes kujdestare i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Klan Kosova ishte në fshatin Rekë te familja e të dyshuarit për vrasjen, por aty nuk kanë pranuar të flasin. Për rastin nuk kanë folur as familjarët e viktimave nga fshati Dubravë të cilët ishin në oborrin e QKUK-së.

Klan Kosova merr vesh se shkak i kësaj tragjedie është një borxh që dorasi ua kishte pasur viktimave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat