Kapet cisterna me naftë e mallra të tjera, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia

Kronikë e zezë

Kapet cisterna me naftë e mallra të tjera, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës në fshatin Kovaçë të Zubin Potokut ka konfiskuar një cisternë me naftë të pa përpunuar.

Në njoftim të policisë, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe një automjet me targa vendore me vozitës të dyshuarin D.V., ku pas kontrollit është vërejtur se në automjet kishte pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

“Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

“Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha veprimet policia thotë se është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat