Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, vdes në vend

Kronikë e zezë

Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, vdes në vend

Më: 13 maj 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga ura në lum, në fshatin Koretin të Kamenicës, ka njoftuar të premten Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur derisa viktima ishte duke kaluar mbi urën për këmbësorë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat