Arrestohet një person, kërkohej nga gjykata

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, kërkohej nga gjykata

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një 52-vjeçar.

Ai ishte në kërkim në bazë të dy letër rreshtimeve të lëshuar nga gjykata.

“Në bazë të këtyre letër rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vuajtjen e dënimit prej katër muajsh e dhjetë ditësh për veprën penale ,,Vjedhje”, është arrestuar i dyshuari B. G., 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat