Aksident në Gjakovë, një motoçiklist godet një vajzë dhe ikën

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, një motoçiklist godet një vajzë dhe ikën

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:52
Ilustrim

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë.

I njëjti më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Greza” në Gjakovë.

“Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qenë duke lëvizur me biçikletë në Rr. Gjergj Sokoli” në drejtim të lagjes “Dardania” I, mirëpo me të arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë në rrotën e pasme e më pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë në vend të ngjarës e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti, viktima pas një kontrolli mjekësor, rezulton se kishte tri brinjë me frakturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat