Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur aktualisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, ku si pasojë ka edhe të lënduar.
I lënduari vërehet në videon e siguruar nga KosovaPress, derisa qëndron i ulur në tokë edhe.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ende nuk kanë dal zyrtarët policor, e as auto-ambulanca.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të automjeteve.