Lëndohen dy persona në aksident komunikacioni në Carralevë

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona në aksident komunikacioni në Carralevë

Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Në një aksident komunikacionin, që ka ndodhur sot në fshatin Carralevë, në rrugën Shtime-Prizren, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarjen e ka konfirmuar Kanun Veseli – zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Sot rreth orës 13:13 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident komunikacioni. Të përfshira në aksident janë tri automjete me targa vendore. Veç dëmeve materiale, të shkaktuara në tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se njësia e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt ka dalë në vend të ngjarjes dhe po heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat