Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Kronikë e zezë

Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte në një objekt banesor në Prizren. Kur në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e nevojshme dhe është thyer dera e banesës, aty është hasur një trup i pajetë, i gjinisë mashkullore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, tha policia.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë: 

HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat