Vdekje e dyshimtë në Vushtrri: Burri gjendet i shtrirë në një depo

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri: Burri gjendet i shtrirë në një depo

Më: 15 maj 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë në Vushtrri. Në një depo është gjetur pa shenja jete viktima mashkull dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË: Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat