Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Në 24 orët e funndit, në Kosovë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.

Tri nga këto raste janë në qytetin e Gjakovës, ndërsa rasti i katërt u shënua në Prizren.

Në Gjakovë, një person u arrestua në mesditë, nën dyshimin që i njëjti kishte ushtruar në vazdhimësi dhunë psikike ndaj motrës së tij. Ai u dërgua në mbajtje, me urdhër të prokurorit.

Po, në Gjakovë, një orë përpara këtij rasti (rreth orës 11:00), u arrestua një tjetër person, i dyshuar për ushtrimin e dhunës psikike dhe fizike ndaj disa viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Policia ka arritur të evidentojë edhe një tjetër rast të dhunës në familje në qytetin e Gjakovës.

Viktima kisht raportuar në polici se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit u kërkua, por nuk u has nga policia. Rasti është duke u hetuar.

Në anën tjetër, në Prizren u arrestua një i dyshuar pasi kishte rrahur të bijën e tij të mitur. Ai u dërgua në mbajtje, teksa rasti është në procedurë hetimore.

Rastet (sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës):

Gjakovë 14.05.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave kosovarë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 14.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 14.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar  se është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Prizren 14.05.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës (fëmijë) femer kosovare. Sipas ankueses Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat