Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë në Kërçovë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë në Kërçovë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:36
Ilustrim

Policia e Kërçovës bën të ditur se mbrëmjen e djeshme (14.05.2022) në orën 22.50 në qytetin e Kërçovës është bërë ndalimi i shtetasit I.B (39) nga Kërçova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij personi, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, është gjetur gjysmë kilogram kokainë, një peshore digjitale dhe sende të tjera për përpunimin e lëndës.

Personi në fjalë është dërguar në komisariatin e Kërçovës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij, do të bëhet edhe procedimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat