Sherri me makina, policia arreston personat e përfshirë në ngjarje

Kronikë e zezë

Sherri me makina, policia arreston personat e përfshirë në ngjarje

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një 38 vjeçar është arrestuar sot në Sarandë.

38-vjeçari me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip "Toyota" një shtetasi tjetër dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Mbi  38 vjeçarin, rëndojnë veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vetëgjyqësia", njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur afërsi të portit të vjetër, në lagjen nr.4, Sarandë.

Gjithashtu është arrestuar dhe një person i cili e ka parë ngjarjen por nuk ka treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat