Vdes 17 vjeçari nga Komorani – flet mjeku kujdestar, jep detaje

Kronikë e zezë

Vdes 17 vjeçari nga Komorani – flet mjeku kujdestar, jep detaje

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:09 Përditësuar në ora: 23:23 më 15.05.2022
Argjend Mena

Ky është 17 vjeçari që humbi jetën sot në Divlakë të Lipjanit

Argjend Mena është 17 vjeçari i cili humbi jetën sot në fshatin Divlakë të Lipjanit.

Këtë e ka konfimruar edhe mjeku kujdestar në Dr. Feriz Bytyqi i cili tha se viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

Dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Mjeku kujdestar reagon pas vdekjes së 17 vjeçarit në Komoran

Një 17 vjeçar ka vdekur sot, ndërsa i njëjti raportohet të jetë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

E pas kësaj ngjarje ka reaguar mjeku kujdestar në këtë QKMF, Dr.Feriz Bytyqi.

Ai tha se vdekja e të riut ishte dhimbje e përgjegjësi edhe për stafin shëndetësor.

Doktor Bytyqi theksoi se kanë bërë të pamundurën, por se nuk arritën ta shpëtonin atë.

Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishtë një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor. Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.

Ndryshe sipas raportimeve të para, i riu humbi jetën në fshatin Divlakë të Komunës së Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë.

Vdes një 17 vjeçar nga Komorani

Një i ri ka humur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, të dielën, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.

Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran rreth orës 14 e 40.

Ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat